Fajtor për “fyerje” ndaj Evi Kokalarit, gjobitet Ervin Salianji

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, GJKKO, e ka dënuar me 50, 000 lekë gjobë deputetin e PD Ervin Salianji, i cili është deklaruar fajtor për fyerje ndaj aktivistes republikane Evi Kokalari. Ndërkaq, Salianji deklarohet i pafajshëm sa i takon padisë për “shpifje”, të bërë nga aktivistja shqiptaro-amerikane.

Gjoba duhet të paguhet brenda një viti nga Ervin Salianji.

Kujtojmë që aktivistja republikane paditi Salianjin më 19 nëntor, pak javë para mbajtjes së dy Kuvendeve Kombëtare nga Basha dhe Berisha. Përplasja nisi pas Salianji deklaroi në media se bashkëshorti i Evi Kokalarit ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë i financuar nga qarqet anti-shqiptare.


Shtuar 25.03.2022 14:03