EXPO Albania/ Rama: Një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë në Tiranë

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka publikuar pamje nga projekti ideja e arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, që u përzgjodh një ditë më parë në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO Albania.

Kreu i qeverisë shkruan se do të jetë një kompleks modern, për organizimin e evenimenteve të ndryshme dhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë në Tiranë.

Postimi:

“Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për #Shqipërinë2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Shtuar 26.04.2024 08:26