Evakuohen nga Gaza nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj

Pesë shqiptarë, nëna me 4 fëmijët, janë evakuuar nga Gaza.

Lajmi është bërë me dije nga minsitri i Jashtëm Igli Hasani.

Përmes një postimi në platformën X si bën me dije se familja shqiptare ndodhet në Egjipt dhe po kryehen procedurat për kthimin e tyre në Atdhe.

Ministri Igli Hasani në platformën X:

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.


Shtuar 12.11.2023 21:31