Një armëpushim i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar civilët të largohen nga qyteti i Mariupolit nuk po respektohet plotësisht, sipas këshillit të qytetit.
Në një mesazh të postuar në Telegram, këshilli tha se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar.
Zyrtarët ukrainas po negociojnë me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit, thuhet në mesazh.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, ka thënë për BBC: “Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë dhe përdorin artileri. Është një çmenduri. Nuk ka armëpushim në Mariupol dhe nuk ka armëpushim gjatë gjithë rrugës. Civilët tanë janë gati të shpëtojnë, por ata nuk mund të shpëtojnë nën granatimet”./albeu.com