Euro thyen edhe kufirin psikologjik, e nis ditën “ters”! Më e keqja nuk ka ndodhur

Euro e ka nisur ditën sërish keq sot duke zbritur nën 110 lekë në raport me monedhën tonë kombëtare, ç’ka konfirmon se tashmë po vërtitet në minimumin historik të kursit të këmbimit të dy monedhave me njëra-tjetrën.

Mëngjesin e sotëm, një euro blihej në treg me 109.7 lekë dhe shitej me 110.5 lekë, si asnjëherë më parë.

Ky është një trend që euro po e ndjek prej disa muajsh në vend dhe duket se tregu është përmbytur nga sasi të mëdha valute të huaj për shkak të politikave lehtësuese në drejtim të pastrimit të parave.

Ekspertët vlerësojnë se ky trend do të vijojë edhe gjatë muajve të verës për shkak edhe të kthimit të emigrantëve si dhe flukseve hyrëse të turistëve.

Paundi britanik nga ana tjetër po ruan një nivel me stabël gjatë ditëve të fundit duke u blerë me 126.4 lekë dhe shitur me 127.6 lekë. /albeu.com


Shtuar 31.05.2023 09:19