Euro fitoi pikë ndjeshëm ndaj Lekut sot, fund i trendit rënës apo korrektim i momentit?

Euro e ka nisur javën me nje forcim të lehtë ndaj lekut pas “fundosjes” së plotë gjatë javës së shkuar duke zbritur në kufijtë e 105 lekëve.

Sipas të dhënave të publikuara pak më parë nga Banka e Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me mesatarisht 106.26 lekë 105.60 lekë që ishte të premten.

Ky është një përmirësim i dukshëm sa i përket euros, megjithatë monedha europiane gjendet ende tepër e zhvlerësuar përballë Lekut, i cili është forcuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit jo vetëm ndaj saj, por edhe në raport me monedhat e tjera.

Paundi ndërkohë u këmbye mesatarisht me 124.12 lekë sot duke fituar 1.15 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Me rritje është edhe dollari amerikan krahasuar me lekun.

Megjithatë, më shumë se sa një trend rritës i këtyre monedhave ndaj lekut, i cili shihet në pozita mjaft të forta këto kohë, duket se lëvizjet e sotme janë një korrektim i momentit në trendin e përgjithshëm rënës të monedhave të huaja ndaj monedhës sonë.

Mbetet për t’u parë se si do të paraqiten monedhat nesër dhe në vijim. /albeu.com


Shtuar 12.06.2023 13:03