Ethet e Nilit, të cilat kohët e fundit janë rikthyer në Shqipëri, kanë infektuar të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit.
Sipas të dhënave jo zyrtare, mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar, janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.
Aktualisht në vendin tonë, gjatë javëve të fundit janë identifikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.