Eshtrat e prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti kthehen në Atdhe pas 67 vitesh

Eshtrat e Qazim Mulletit do të prehen në Tiranë në varrezat e Tufinës më datën 28 gusht 2023.

Ish-prefekti i Tiranës me prejardhje nga një prej familjeve më të mëdha tiranase, është një nga figurat që ka lënë gjurmët e tij në histori.

Si rrjedhojë, me kërkesën dhe interesimin e shoqatës dhe familjes Tirana, eshtrat e tij do të vijnë nga Italia në Atdhe.

Lajmin për kthimin e eshtrave në atdhe, u dha ditën e djeshme nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, i cili përmes një postimi në facebook njoftoi dhe mbajtjen e një ceremonie në xhaminë e “Kokonozit”, te Pazari i Ri ditën e hënë, ku do të falet namazi i xhenazes së të ndjerit.

Qazim Mulleti

Postimi i Myftiut të Tiranës:

Qazim Mulleti do të prehet më në fund në dheun që e lindi dhe rriti, në Tiranë.

Qyteti për të cilin dha gjithë kontributin e tij intelektual e shoqëror deri kur hijet e regjimit komunist e detyruan të largohet nga vendi, do të mirëpresë të hënën, më 28 gusht 2023, eshtrat e birit të vet, ish prefektit e intelektualit të shquar Qazim Mulleti.

Në orën 13:00 të ditës së hënë në xhaminë e “Kokonozit”, Pazari i Ri do të falet namazi i xhenazes së të ndjerit.

Është një privilegj për mua që të jem në faljen e namazit të xhenazes së Qazim Mulletit.

Më vjen mirë që familjarët dhe shoqatat tiranase arritën realizojnë amanetin e kthimit të eshtrave të Qazimit në Tiranë.

/Albeu.com/


Shtuar 25.08.2023 10:05