Përmes një postimi në Twitter, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, pasi e cilësoi të shitur dhe vegël të kryeministrit Edi Rama.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, thuhet në reagim.
Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 25, 2023
Çfarë deklaroi Berisha?
Pyetje: Ai i trembeni rikthimit të Bashës?
Berisha: Ca flet mo, mos bëj shaka, atë e përdor Rama si të dojë. Është në duar të Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Agjendën e tij ia shkruan Rama. Pikë, mbarojipuna. Çtë dojë le të bëjë, asnjë gjë s’më bën./albeu.com