“Është shumë sëmurë por gjallë”, avokati i Lefter Kokës: Gjykata rrëzoi kërkesën, 5 ekspertë e kanë parë gjendjen e tij

Ditën e sotme avokati i Lefter Kokës ka depozituar për të dytën herë për zëvendësimin e masës. Në një deklaratë për mediat ai ka shtuar se gjendja e tij është e rëndë por ende është gjallë.

Por nga të gjitha këto ai tha se për shëndetin e tij ishin 5 ekspertë të cilët e kanë vlerësuar dhe se sot ai duhet të ishte i lirë.

Lefter Koka: Sot është kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësimin e masës. Ai është në kushte të rënda shëndetësore. Gjendja e tij nuk mund të mbahet në paraburgim, gjykata vendosi ta rrëzojë kërkesën. Sot ishte kërkesa për Elbasanit, seanca e radhës është me 7 nëntor, është shumë larg. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që seanca të shkojë në gjyq në themel. Sot janë më shumë se 10 muaj në ato kushte shëndetësore, i vetmi person që u ndalua në shtëpinë e tij, në një shoqëri demokratike sot ai duhet të ishte i lirë. Për ato shkaqe kanë konkluzuar më shumë se 5 ekspertë. Ai është i sëmurë por është ende gjallë.

Ne do të ngulojmë që cështja të shkojë në gjykim, kanë kaluar 10 muaj duke hetuar prokuroria./albeu.com


Shtuar 17.10.2022 11:42