Kandidati socialist për Shkodrën, Benet Beci, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e ditës së sotme.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, teksa nuk foli gjatë, pasi tha se “është folur shumë në fushatë”.
“Kemi folur shumë në fushatë, sot flasin qytetarët. Sa më shumë të shkojnë në kutitë e votimit. Është një ditë e bukur për Shkodrën”, u shpreh Beci për mediat pasi votoi.