“Është në panik”, Basha komenton deklaratat agresive të Metës e Kryemadhit dhe sulmet ndaj SPAK: Kush ka kryer krim, s’e bën dot gjumin e qetë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar reagimet agresive të javëve të fundit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kreut të SPAK.

“Kush e di se çfarë ka bërë, ka arsye sot të jetë në panik. Nuk do futem në aspekte teknike hetimi, por dhe sikur mos kishim SPAK, është një aksiomë e vjetër e kriminalistikës, që kush ka kryer një krim nuk e bën gjumin e qetë.

SPAK i ka trazuar politikanët e korruptuare”, tha Basha, i ftuar në “Zona zero”.

Më tej kreu i PD tha: Para ligjit janë të gjithë të barabartë. Ky është standardi që duhet të vendosë SPAK dhe pritshmëritë janë shumë të larta. Detyra e SPAK është të vendosë para ligjit me paratë dhe besimin e shqiptarëve.


Shtuar 23.04.2024 11:46