Është martuar reperja shqiptare, Arta Memedi

Është martuar reperja e njohur shqiptare, Arta Memedi.

Ajo ka kurorëzuar mbrëmë (e diel) dashurinë me martesë me partnerin e saj, Jonin, me të cilin ka një diferencë të madhe në moshë.

Bukuroshja nga Tetova ka shkëlqyer me dy fustane nusërie që ka ndërruar, duke marrë gjithë vëmendjen.

Dasma madhështore e tyre u mbajt në një nga sallat e njohura në Prishtinë.

Ajo më parë ka qenë një rivale e Taynës, pasi e akuzoi se i kishte bërë ‘diss’ në këngën e saj.

Ish-menaxheri i Taynës, më parë ka qenë edhe i Arta Memedit, e kjo ishte një nga arsyet e përplasjes së tyre virtuale.

Sidoqoftë, Arta viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika e projektet e reja.


Shtuar 24.02.2025 17:54

Tags: ,