Bisedat në SKY ECC nxorën zbuluar grupin kriminal që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja dhe trafikonin kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Syri Tv ditën e sotme ka publikuar një pjesë nga dosja e hetimeve. Siç u raportua kokaina blihej në Amerikën Latine për tregun e Europës dhe fitimet miliona euro pastroheshin duke ndërtuar rezidenca luksoze.
Në dosje janë bisedat në SKY ECC të Franc Çopës dhe Ervis Çelës dhe këtij të fundit me të vëllanë. Franc Çopja, i njohur dhe me mbiemrin Gergeli i çon një foto ku ai është i shtrirë mbi ngarkesën me kokainë. Ndërsa Çela më pas i dërgon foton të vëllait duke i treguar dhe objektivin e tij për ti blerë të vëllait një vilë 1 milionë dollarëshe si dhuratë për lindjen e djalit.
Në dosje shkruhet se nga konteksti i bisedës dhe nga terësia e komunikimeve dyshohet së ngarkesat me lëndë narkotike i ka nxjerrë Franc Gergely, të cilin në komunikime i referohen me termat “elb, elbasani”, për shkak të vendlindjes së tij.
Pjesë nga dosja
11.36.30. Në vijim në orën 18:49:40, Franc Gergely i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë mbi to dhe pas kësaj fotografie i shkruan “Ja shif e fol…Sa marun me emtalin…
Ervisi në vijim i shkruan “Dolen tomon?; De harbohet tregu; Ahahahahahaha; Qeka shiri lari; Si puna ime siper paletit…”.
11.36.31. Në orën 18:51:49, Ervis Çela komunikon me Riza Çela të cilit i dërgon fotografinë në vijim dhe i shkruan mesazhin “…Se mos kujton qe te rrej un… Esht lodhur ai robi… Po flen gjum te malli…”. Rizai e pyet vëllain e tij “Ore elb e nzorri”, pyetje të cilën Ervisi e pokon.
Javen qe vjen mor até shpin per çunin… Te kam thon qe e bleva?… Shpi për Xhem… 1 mln $… Dhuratë pëer çunin … Esht shum e modhe… Vile shum e bukur… Duhet te bosh 50 çuna të marojnë lekët e mia… 50 mln vëllai sot.
Në dosje gjithashtu janë edhe bisedat mes Ervis Çelës dhe Fadil Ballës i cili ka në pronësi kompaninë AMR shpk që zotëron dhe kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Gjatë bisedave në SKY ECC ata flasin për çmimin e kokainës. Ai thotë se i është ofruar një sasi prej 15 kg kokainë me 31.5 mijë euro çmimin. Gjatë bisedës ai i tregon fotografi të kompleksit Ajman Park në Shijak.
Pjesë nga dosja ku flitet për Resorti në Shijak
…Ka ra bro por ja te flas…Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 buk se me aq ishte pernaj them…”.
Ervisi i përgjigjet “E di un te 28 rrafin cekicat ty”, në vijim Ervisi pyet Fadilin për sasinë që kërkon të marrë
“Sa copa do…Mos u bon tafmaqar…”. Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ja lenë në dorë Ervisit, Fadili i shkruan “500…Dyqind…një qind…
Sa dush o bro…Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti…” dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve të cilat dyshohet që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit “Ajman Park” në Shijak dhe i shkruan “Me more ne qaf…Tashti nuk naloi mo un…”, duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t’i investojë në në kompleksin “Ajman Park”.