Legjenda e Liverpool, John Barnes, ka mbrojtur kapitenin e Manchester United, Harry Maguire, mes një morie kritikash të drejtuara ndaj mbrojtësit të Anglisë.
Barnes, i cili është ambasadori i një kompanie bastesh, u ul për një bisedë ekskluzive me ta, ku foli për shumë gjëra, duke përfshirë edhe Maguire.
I pyetur nëse tifozët kanë qenë shumë kritikë ndaj mbrojtësit anglez, Barnes tha:
“Ata kanë qenë shumë kritikë. Harry Maguire nuk luajti kurr mirë ndaj Gjermanisë, por nuk mendoj se ai ka luajtur keq në përgjithësi me Anglinë.
Edhe pse në Manchester ai mund të mos ketë qenë veçanërisht mirë, shumë lojtarë të Anglisë, pavarëshsisht se si luajnë me klubin e tyre, do të shkojnë në Kupën e Botës, sepse ata nuk e lënë Anglinë poshtë.
Maguire ka bërë shumë gabime, por nuk mund të kritikohet kaq shumë, ndoshta kritikat nuk e lejojnë të bëjë lojën e tij më të mirë”, është shprehur Barnes./ h.ll/albeu.com