Është jashtë planeve të Xavit, anësori drejt huazimit te skuadra holandeze

Barcelona ka nevojë për përforcime në këtë fazë të fundit të merkatos së verës, por më parë duhet të shesë për të pasur para që të blejë futbollistë të tjerë.

Në mesin e lojtarëve jashtë projektit të “Blaugrana” është Sergino Dest, i kthyer te Barça pas një viti i huazuar te Milani, skuadër me të cilën bëri 14 paraqitje në total, por pa rënë gjurmë.

Siç raporton “El Mundo Deportivo”, PSV Eindhoven e pëlqen mbrojtësin amerikan. Skuadra holandeze ka marrëdhënie të shkëlqyera me Barçën për çështjet e sponsorizimit dhe mund të përfitojë nga ky pozicion i favorshëm në krahasim me klubet e tjera. Për Dest interesohet gjithashtu Nice dhe një ekip anglez, por Holanda mbetet destinacioni i tij i preferuar.

Flitet për një transferim në formë huazimi te PSV Eindhoven, pasi anësori ka kontratë deri në vitin 2025 me “blaugranat”.


Shtuar 17.08.2023 16:57