Vladimir Putin thuhet se së fundmi është duke udhëtuar me tren privat të blinduar, pasi sipas raportimeve, ai është i tmerruar se avioni i tij privat mund të rrëzohet nga raketat.
Illya Rozhdestvensky, një gazetar rus anti-Kremlin tha për CNN se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin nuk përdor më avionin e tij presidencial.
Të lidhura
None found
Por ai po udhëton me një tren të veçantë të pajisur me sisteme të veçanta komunikimi.
“Arsyeja përse ai përdor këtë tren është sepse është i tmerruar,” tha Rozhdestvensky për rrjetin.
“Është i trembur se avioni i tij mund të gjurmohet dhe të rrëzohet”.
Sipas gazetarit investigativ që fliste për CNN, lideri rus beson se treni është më i sigurtë dhe se “kështu askush nuk e di se ku ai shkon.”
Rrjeti ‘Dossier Center’, ka zbuluar deri tani disa nga itineraret e udhëtimit të Putin, dhe financohet nga ish-oligarkë opozitarë si Mikhail Khodorkovsky, që themeloi projektin në 2018 për të ndjekur aktivitetet e njerëzve të lidhur me Kremlin./Albeu.com/
