“Është e vështirë të heqësh dorë nga e vetmja gjë që dëshiron”, postimi i fundit i 50-vjeçares që e copëtoi për vdekje makineria e mishit

Mbrëmjen e djeshme, mediat greke bën me dije lajmin tragjik të vdekjes së 50-vjeçares shqiptare, e cila u copëtua duke pastruar një grirëse mishi në një kasap në Messolongi.

Ngjarja ndodhi para syve të vajzës së saj.

Një mesazh optimizmi dhe force është postimi i fundit i bërë nga 50-vjeçarja e ndjerë në rrjetet sociale pak para vdekjes së saj tragjike.

Siç kishte shkruar në gjuhën shqipe: “ Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”.

Policia, në kuadër të hetimeve, ka vijuar arrestimin e pronarit të dyqanit ku mbeti i vdekur të premten mbrëma 50-vjeçarja. Sipas policisë, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vdekjen e nga pakujdesia.

Si ndodhi aksidenti i tmerrshëm

Sipas policisë, 50-vjeçarja në një moment ka shkuar për të pastruar një grirëse mishi dhe në rrethana që po hetohet, fillimisht i ka mbetur koka. Më pas, kur 50-vjeçarja tentoi të çlirohej, edhe dora e saj u kap në makinën e mishit.

Menjëherë më pas është njoftuar Zjarrfikësja, për nxjerrjen e gruas, ndërsa është dërguar në spital, ku ka mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pas ndarjes me bashkëshortin në Shqipëri.

Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën./albeu.com


Shtuar 30.09.2023 17:06