Escobar në Shkup: Jemi duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejt

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, pas takimit me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, ka thënë se SHBA-të janë duke punuar me BE-në që RMV të integrohet sa më shpejtë,

Ai ka thënë se administrate e tyre jep mbështetje të fortë, derisa ka theksuar se praktikisht RMV është pjesë e BE-së.

“Administrata jonë jep mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe jemi duke punuar me Bashkimin Evropian që kjo të bëhet sa më shpejtë”, u shpreh Escobar.

Në fjalën e tij, Osmani tha se janë mirënjohës për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Maqedonisë së Veriut

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe jemi të bindur se ky mesazh është pranuar dhe kuptuar mirë nga të gjithë”, tha Osmani.

“Tani është koha që BE-ja të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Do të jetë një konfirmim i madh për ne që të mbetemi të përkushtuar për reformat demokratike dhe për të përshpejtuar integrimin tonë evropian”, shtoi ai./albeu.com

 


Shtuar 6.12.2021 11:47