Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, theksoi se janë rritur gjithmonë me frymën e patriotizmit dhe dashurinë e atdheut.
Më tej ai theksoi se ka ëndërr që Kosova e Shqipëria të bashkohen
“Kam vrapu për të githë ata shpirta të njerëzve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Unë kam vrapu për shpirtin e tij. Rruga më shkoi 28-orë. Ka pasur komente të ndryshme e pozitive. Babi im dhe ne jemi gjithmonë jemi rrit me frymën patriotike. Kemis hikuar gjithmonë filma shqip. Tre orë kamd dëgjuar kolonën zanore të udhës së shkronjave. Ëndrra për të qenë një do të jetë deri në frymën e fundit. Ai njeri që e ndjen veten shqiptar, duhet ta ketë të ngulitur”-tha ai.