“Ervis Martinaj mbrohej nga policë”, gazetari: Ish-nëndrejtorë të Tiranës kanë qenë në shërbim të tij

Shtëpia e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, ditën e djeshme u rrethua nga RENEA dhe FNSH.

Për të folur në lidhje me këtë aksion policor gazetari i Abc, Ferdinand Dervishi në studion e ABC tha se nga armët e gjetura policia mund të zbulojë gjurmë gishtash dhe thekson se Martinaj mbrohej nga policë të gradave të larta.

Dervishi: Në banesën e Martinajt kishte materiale të grupeve krimianle. Martinaj ndimohej nga shumë policë. Në armët e gjetura në banesën e tij mund të gjenden shenja gishtash. Kontrolli i banesës duhej të bëhej që në ditët kur familjarët e denoncuan të zhdukur. Duhet një hetim shumë i thelluar, në të gjitha bazat ku rrinte ky person, sepse i dinë ku janë të gjitha. Policia është një hap para gazetarëve, di më shumë informacion. Në gjithë këtë histori ka shumë gjëra të çuditshme. Ai nuk mbrohej vetëm nga grupe kriminale, por edhe nga policë. Niveli i personave të implikuar është drejtorë, nën-drejtorë të Tiranës. Ish-nëndrejtorë Tirane kanë qenë në shërbim të tij.

Vis Martinaj rezulton i zhdukur prej 9 gushtit 2022 dhe fati i tij vijon të jetë mister edhe për policinë e cila ende nuk e ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur me “mbretin e lotove.”/albeu.com


Shtuar 27.12.2022 19:51