Ervis Martinaj ende i zhdukur, rikthehen lojërat e fatit, çfarë paralajmëroi Artan Hoxha

Ervis Mrtinaj, është zhdukur që prej datën 10 gusht. Po mesa duket lojërave të fatit do të rikthehen por kësaj rradhe pa mbretin e tyre “të vjetër”.

Pas debateve të shumta në qeveri, kjo e fundit ka vendosur që të rikthejë lojërat e fatit gjatë vitit të ardhshëm.

Edhe pse pa një deklaratë zyrtare, kjo shihet mirë nga relacioni i projektbuxhetit të vitit 2023, në të cilin qeveria ka parashikuar të realizojë të ardhura nëpërmjet taksimit të lojërave të fatit.

Nga ky përfundim ne dalim se nëse parashikohet mbledhje taksash në këtë sektor atëherë do të thotë se pritet hapje të lojërave pas 7 vite mbyllje.

Por për këtë ka paralajmëruar edhe gazetari Artan Hoxha, pak javë më parë në studion e ABC Live, i cili tha se tashmë që Ervis Martinaj është zhdukur, pritet edhe një rikthim i lojërave të fatit. Kjo, pasi sipas tij, sa ishte në “treg” Martinaj nuk lejonte rikthimin e tyre nga aktorë të tjerë përveç tij, pasi më parë njihej si “Mbreti i lojërave të fatit”. Pikërisht ky fakt sipas Hoxhës bëri që Martinaj të kishte përballë kundërshtarë të fortë, me interesa të mëdha në tregun e lojërave të fatit siç janë njerëz pranë maxhorancës së sotme.

Por çfarë thuhet në projektbuxhet?

Ministria e Financave ka planifikuar rreth 2 miliard lekë të ardhura nga lojërat e fatit gjatë vitit 2023. Nuk është ndonjë shumë e konsiderueshme, pati tregu ka potencial tepër më të madh, megjithatë është një konfirmim se 2023 do të na gjejë me bastet hapur.

“a)Të ardhurat nga “Takse mbi Lojrat e Fatit” në vitin 2023 vlerësohet të jenë 2 miliardë lekë. Nga miratimi në ligj i lojrave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë”, thuhet në projektbuxetin e vitit 2023.

Si një burim tjetër të ardhurash, qeveria përmend edhe tatimin e jashtëzakonshëm në sektorin energjetik që do të aplikohet ndaj prodhuesve të vegjël privatë.

“Risia kryesore e kësaj pakete fiskale janë Ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, Ligji “Për tatimin e jashtëzakonshëm në sektorin energjitik” si dhe rifutja në legjislacion e basteve sportive online. Njëkohësisht janë paraqitur edhe ndryshime të tjera më pak të rëndësishme në fushën e akcizave, taksave nacionale dhe procedurave tatimore”, thuhet në projektligj./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 13:40