Ervin Salianji thirrje për protestë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë, ky është një model grabitjeje, jo qeverisje

Me anë të një postimi në “Facebook”, ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.

Ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.

“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!

Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

 

 

Postimi i Salianjit:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!

Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.

Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.

Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!

Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!

Protesto!


Shtuar 13.01.2026 11:13