Ervin Salianji takim me strukturat e PD në Elbasan: Koha të nisim ndryshimin

Këtë shtunë, në një postim në rrjetet sociale, Ervin Salianji, ka njoftuar se ka nisur bashkëpunimin me strukturat e PD në Elbasan, qark ku edhe është caktuar drejtues politik.

Ai ka ndarë pamje nga takimi me strukturat, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të nisë ndryshimi.

“Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të nis një bashkëpunim të ri me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan.

Elbasani një qytet me histori dhe tradita, padrejtësisht në këtë dekadë është etiketuar dhe keqpërdorur nga pushteti duke vrarë shpresën dhe duke detyruar qindra e mijëra të rinj dhe profesionistë të largohen.

Elbasani ka ditur të jetë përcaktues politikisht dhe transformues në historinë e zgjedhjeve, ndaj edhe përmes një alternative serioze dhe një ekipi dinjitoz do të jemi aty për ta bërë ndryshim.Faleminderit kryesisë, mikut tim Luçianos dhe gjithë demokratëve për mikpritjen. Koha të nisim nga puna. Koha të nisim ndryshimin”, shkruan Salianji .


Shtuar 20.07.2024 14:34