Ervin Salianji flet për herë të parë pas lirimit me kusht (VIDEO)

Pak më parë, Gjykata e Fierit, ka vendosur lirimin nga qelia të ish-deputetit Ervin Salianji. Në fjalët e tij të para pas lirimit, Salianji ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, që do të mbahet në orën 17:00 në selinë e demokratëve.

“Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD”, tha ai.

Salianji fillimisht do të dërgohet në burgun e Fierit, ku do të zbardhet vendimi dhe më tej do të vijohet me procedurat e lirimit të tij.

 


Shtuar 8.07.2025 12:24