Ervin Salianji flet pas 10 muajsh në qeli nga selia e PD-së: Prej muajsh bëra burg për arsye politike

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji mbajti sot konferencën e tij të parë për mediat, pas lirimit të tij me kusht nga burgu. Në nisje të konferencës Salianji tha se u burgos prej muajsh për arsye politike dhe se lirimi i tij me kusht erdhi pasi ai kreu 2/3 e dënimit.

Ervin Salianji: U riktheva përsëri në të njëjtën sallë në të cilin bëra denoncimin e famshëm…prej muajsh bëra burg për asnjë arsye. Nga kjo seli u nisa vetë për të kryer dënimin politik në burgun e Fierit. Sot fatkeqësisht jemi me të njëjtat sëmundje që ka Shqipëria me një Shqipëri që edhe me dënimin tim nuk pati ndonjë benefit, por pati regres.. burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes të një prej karteleve më të mëdha të drogës të lidhura me pushtetin..pushteti i Ramës dhe pushteti që buron tani më nga këto lidhje dhe dënimi politik ishte për të dhënë mesazh ndaj kolegëve dhe qytetarëve që kush do që ëhstë kundër qeverisë do ta pësojë.


Shtuar 8.07.2025 18:03