Pedagogu Ermal Hasmija ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasimja shkruan se nga dita e nesërme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të pavarur dhe shumë të përfolur së fundmi. Autori shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj.
REAGIMI I PLOTË:
“Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit. Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj. Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur,” shkruan Hasimja.