Erisa Xhixho denoncon skandalin me ujin e pijshëm në Tiranë: Qytetarët të tmerruar, mungesë e transparencës nga autoritetet

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar një foto nga zona e Komunës së Parisit, duke denoncuar një skandal me ujin e pijshëm dhe mungesën e transparencës nga autoritetet.

Postimi i plotë:

Skandal me ujin e pijshëm në Tiranë

Banorë të shumtë të zonës së Komunës së Parisit më kanë shkruar gjatë orëve të fundit për furnizimin me ujë të papërdorshëm, me ngjyrë dhe erë.

Për më shumë se 24 orë, atyre nuk iu dha asnjë shpjegim për shkakun e ndotjes së ujit, duke krijuar alarm dhe panik, pa folur për pamundësinë për të përdorur ujin, qoftë edhe për pastrimin e shtëpisë.

Është e patolerueshme mungesa e transparencës nga autoritetet për një situatë të tillë.

Është ironike sesi kjo situatë ndodh pikërisht në ditën kur çel fushatën partia që 12 vite më parë u premtoi qytetarëve ujë 24 orë.

Ende sot ky premtim nuk është bërë realitet. Madje, më keq akoma. As me orar nuk garantohet ujë i pijshëm, por qytetarët tmerrohen sa hapin çezmat.

Qeveria e mashtrimeve duhet të ikë. Më 11 maj, zgjidhja është vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.


Shtuar 12.04.2025 16:29

Tags: , ,