Erion Veliaj vijon mesazhet e “koduara” nga TikTok: Ata që më arrestuan më poshtëruan, po karma gjithmonë gjen rrugën…

Erion Veliaj, pavaresisht se ndodhet në burg, ai poston shpesh në TikTok. Në viden e fundit, ai përdor këngën e Rihanna-s “A man!” dhe flet për atë që i ka ndodhur.

Veliaj thotë se e di se arrestimi i tij i ka bërë disa të ndihen mirë, por paralajmëron se karma do t’u kthehet atyre që e duan keq.

Gjithashtu, ai shton se shpreson që ata të jenë po aq të fortë sa ai

“Më arrestuan dhe më poshtëruan…e di që kjo i bëri të ndjeheshin mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën, edhe nëse është me vonesë. Shpresoj vetëm të jenë po aq të fortë sa isha unë. Nuk kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë sepse kështu bën një kryetar Bashkie”,– Veliaj ne tik tok

Erion Veliaj, u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

 

 


Shtuar 16.06.2025 10:03