Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Socialistë, Erion Braçe, është vetëofruar për të kandiduar për kryetar bashkië në Tiranë, në zgjedhjet që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.

Burime për Panorama bëjnë të ditur se ligjvënësi socialist, e ka shprehur ambicien e tij në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialistë në njësinë numër 5.

Të lidhura

None found

Ky qëndrim i Braçes, vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kurdo të mbahen zgjedhjet në Tiranë, kandidatja e PS do të jetë Ogerta Manastirliu, e cila u shpall që në vjeshtën e vitit të shkuar kur u shpallën zgjedhje të parakohshme për Tiranën, por që më pas u anuluan nga Gjykata Kushtetuese.

Erion Braçe, u delegua në Tiranë në njësinë 5 pak javë para zgjedhjeve të 11 majit, duke u larguar nga Divjaka ku kishte qenë disa mandate rresht deputet i zgjedhur.

Një ditë më parë, Erion Braçe përmes një postimi në “Facebook” , ka ndarë edhe detaje nga mbledhja ndërsa ka bërë me dije se kanë folur lidhur me shqetësimet qytetare por edhe ato të partisë.

Reagimi i plotë në Facebook:

“PARTIA SOCIALISTE ESHTE SHTEPIA JONE;

EDHE E IMJA! PS5ESHTE THELBI, ORIGJINA!

Sot me Asamblenë e PS5 kemi bërë një mbledhje shumë të mirë-të qetë, duke folur për shqetësime qytetare dhe të vetë partisë në këtë njësi, sy me sy e me qellim të qartë zgjidhjen e tyre; respekti për mundin e sakrificën e gjithkujt në këtë organizatë, është jetik për të tashmen e të ardhmen; puna është thelbi ynë dhe për të folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani në të-koha ikën e nuk kthehet, ndaj vlen shumë tani.

FORCIMI I PS DUKE U HAPUR, PRANUAR, PËRFSHIRË TË MAJTË QË DUAN TË ZHVILLOHEN E ZHVILLOJNË IDETË E TYRE BASHKË ME PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej!

KARRIGET NUK JANË KURRË QËLLIM, PUNA E PUNËT VLEJNË!”


Shtuar 29.03.2026 14:52