Erion Braçe paraqitet në GJKKO (VIDEO)

Në orët e para të kësaj të mërkure, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për zhvillimin e një seance gjyqësore për shpifje.

Braçe është parë të futet në ambientet e GJKKO, ndërsa gazetarë dhe operatorë të pranishëm e ngacmuan, duke e pyetur se “do të shkonte në SPAK apo GJKKO?”

Mes humorit, ligjvënësi socialiste tha se “s’ka shanse”, duke lënë të kuptohet se, “nuk ka punë me SPAK”.

 


Shtuar 25.03.2026 09:50