Erion Braçe denoncon në Kuvend, nxjerr SMS-të e blegtorëve: Kompania LUFRA po na shkatërron! S’na marrin qumështin, pas ngritjes së shqetësimit po hakmerren

Këtë të enjte, gjatë interpelancës në Parlament me ministrin e Bujqësisë, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, denoncoi në Parlament atë që ai e quajti një fushatë të sponsorizuar për të dëmtuar prodhimin vendas të qumështit, duke ngritur pretendimet se lopën po prodhonin qumësht me aflatoksinë.

Erion Brace, lexoi mesazhet e blegtoreve të Bubullimës, të cilët ankohen se kompania LUFRA po i shkatërron dhe se nuk u merr prodhimin e qumështit.

Të lidhura

None found

Madje sipas bracës edhe pas denoncimeve dhe ngritjen e shqetësimeve të blegtorëve, Lufra sipas tij është bërë më agresive ndaj banorëve të Leshjes, duke u refuzuar marrjen e qumështit të prodhuar.

Madje sipas bracës edhe pas denoncimeve dhe ngritjen e shqetësimeve të blegtorëve, Lufra sipas tij është bërë më agresive ndaj banorëve të Leshjes, duke u refuzuar marrjen e qumështit të prodhuar.

“Në janar një fushatë e tërë lajmëroi se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen. U vura me dije nga një grup bujqish në Lushnjë, kërkonin ndihmë kudo. Mesazhet ishin zoti Braçe si jeni, jemi fermerë nga Bubullimës. Kompania e qumështit LUFRA po na shkatërron. Deri dje kishte skemë që gjoja i hedhim qumështit ujë. Çmimin e kishin ulur fare. Por tani kanë nxjerrë gjoja me aflatoksinë qumështin tonë. Duan të na përzënë fare. Ku të vemi, ku t’i çojmë lopët. Ku të mbyten?

Mesazhi tjetër: Jam nga Bubullima. Na ndihmo me qumështin e fshatarëve që e dorëzojmë te Lufra. Për fshatin e vetmja shpresë janë lopët. Të kam ndjekur. Po derdhim shumë qumësht në kanal, që për popullin janë gjaku i derdhur. Mesazhi i tretë: Lufra këto ditë ka lënë kudo radhë, psh, ose qumështin e mëngjesit ose të mbrëmjes. Besoj se do e kenë thënë të tjerë, pronarja e thotë hapur që e merr më lirë pluhurin se qumështin vendas dhe njerëzit hedhin misër.

Mesazhi tjetër: zoti Erjon na fal për shqetësimin, por jam një qytetar nga Bubullima, Lufra është bërë më agresive nga ajo që ti bëre problem me statusin tënd. Sot hakmerret me ne, s’na mori pikë qumështi dhe na la në shtëpi. Fill pas këtyre mesazheve i jam drejtuar institucioneve shtetërore”, thekson Braçe.

ANALIZAT

Erion Braçe tha në Parlament se institucionet shtetërore janë të vetmet që mund të certifikojnë produktin e qumështit, pasi laboratorët e akredituar janë të AKU dhe ISUV. Ndërkohë që fushata ndaj blegtorëve është ngritur nga analizat e laboratorëve privat që janë në pronësi të kompanive si LUFRA.

“Nga dhjetori deri në fund të muajit mars, rezultojnë vetëm 5 mostra të marra, një në Dimal, dhe në krahun tjetër 4 të tjera në Lushnjë dhe Divjakë. Vetëm 3 raste me aflatoksinë.

Të vini këtu dhe të toni që unë nuk duhet të nxisë fshatarët me aflatoksinë. Fushata që u ndërmor nga kompanitë ka dëmtuar produktin e bujqve. Janë 97 të tilla, të marra në një javë. Pranoj që këtë verdikt ta japin laboratorët e akredituar.

Por të paakrediutar të kompanive private nuk shkon. Prodhues është blegtori edhe ajo fabrika matanë. Nuk ka epërsi mbi prodhuesin e vogël. E pranoj verdikitin e ISUV por jo të kompanisë. Që nuk dihet se çfarë analizash kryhen, fushata u shoqëruar me mosmbledhje të produktit, me ulje të çmimit.

Nga kompanitë që grumbullonin. Masa shtesë për anti-mykotikët. Me kosto të shtuara që të mbytnin lopët me antimykotikë. Pse u ul çmimi? Sasia e prodhimit të qumështit nuk u rrit u hodh në kanal.

Kompanitë vijuan të shesin. Në janar hyri në fuqi ligji për rimbursimin, faturën duhet ta lëshonte subjekti me TVSH. Fabrika është subjekti që duhet të lëshojë faturën me TVSH. Duhet të çojë qumështin vetëm te fabrika me TVSH. Fabrika duhet të lëshojë faturë për blegtorin që ka dëgjuar se duhet të marri 10% të vlerës së faturës”, theksoi Braçe.


Shtuar 9.04.2026 13:03