Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin për mbylljen e qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini, njësia nr.5 në Tiranë.
Ai kërkoi nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, që banorëve t’u rikthehet shërbimi pranë lagjes së tyre, duke theksuar se aty jetojnë shumë pacientë kronikë dhe të moshuar që kanë nevojë për akses të afërt.
Ministrja Sala tha se mbyllja e qendrës ka ardhur pas ekspertizës së Institutit të Ndërtimit, i cili e ka konsideruar godinën të pasigurtë. Për këtë arsye, shërbimet janë zhvendosur përkohësisht në qendrën ambulatore “Vasil Shanto”.
Braçe kundërshtoi shpjegimet e ministres, duke thënë se distanca mes qendrës së mbyllur dhe asaj të përkohshme është shumë e madhe për pacientët kronikë.
“Dërgimi i gjithë banorëve në lagjen rreth e qark zonës së rrugës Irfan Tomini, pas shkollës Vasil Shanto, nuk është zgjidhje. Pra është larguar qendra me gati 10 blloqe ndërtimi.
Të sëmurët kronikë në moshë të madhe, kjo është e pamundur. E dyta, pse qendra ambulatore nuk ofron kushte, ka kushte më të mira se në rrugën Irfan Tomini, por nuk mendoj që tre dhomat që unë i kam vizituar dje, ofrojnë shërbim maksimal, për më tepër të gjitha dhomat ishin pa sistem ajrimi.
Dhe e fundit, më lejoni që të kundërshtoj shifrat që ju dhatë, që sipas tyre çdo vizitë mjekësore të kryhet për 7 minuta, 7 minuta sipas të gjitha llogarive nuk mund të ketë.
Për të shkuar më tutje e gjithë njësia 5 ka nevojë për qendra shëndetësore që ofrojnë shërbimin shëndetësor, por unë unë nuk di ndonjë plan për rikonstruktimin e pallatit, dhe këtu vijmë te pika tjetër, çdo qendër shëndetësorë është në katin e parë të pallatit. Ky këtu është konsultori i fëmijëve dhe këtu matanë është qebaptore. Dhe tani të gjitha banorët e njësisë 5 kanë vetëm këtë konsultor”, – tha Braçe.
