Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi sërish Greqinë për shkeljen e Traktatit të Lozanës.
Erdogan vijoi akuzat për minimin e të drejtave të pakicës myslimane në rajonin e Thrakisë të Greqisë.
Myslimanët në Thrakë përbëjnë rreth 32% të popullsisë së provincës ku jetojnë turq etnikë, romë dhe pomakë që flasin bullgarisht. Në një deklaratë të lëshuar me rastin e 99-vjetorin të Traktatit te Lozanës presidenti Erdogan akuzoi Athinën.
“Kjo situatë është në kundërshtim me marrëveshjet e Lozanës dhe Parisit. Ne si Turqi duhet të themi: ‘Greqi bëj çfarë të duash’. Si Turqi, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha. Zoti Mitsotakis ndoshta nuk e di se sovraniteti i ishujve ne Mesdhe iu dha me kusht që ato të mbesin në një regjim civil. Mitsotakis është politikan, por edhe unë jam politikan. Ai duhet ta dijë këtë. Kur Greqia bën ndonjë lëvizje negative kundër Turqisë, puna ime e parë është të kem argumente të forta për t’i thënë popullit tim. Stërvitja në Efes i çmendi grekët’.
Traktati i vitit 1923 u nënshkrua nga Turqia dhe Greqia pas Luftës së Parë Botërore ku përshkruhen të drejtat e pakicave kombtare.
Aty u vendosen kushte ndaj Athinës për administrimin e ishujve të Egjeut që shtrihen në brigjet e Turqisë. Ankaraja është ankuar kohët e fundit se Greqia ka shkelur traktatin duke militarizuar ishujt. Athina thotë se po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron territorin e saj përballë armiqësisë së vazhdueshme turke.
Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për të drejtat e kerkimeve nënujore në Mesdheun lindor dhe sovranitetin e ishujve të pabanuar të Egjeut. Erdogan muajin e kaluar ndërpreu bisedimet e nivelit të lartë me Athinën.