Sot presidenti turk Rexhep Erdogan ka mbërritur në Tiranë në një vizitë një ditore që do të zgjasë 8 orë dhe më pas do të kthehet në vendin e tij.
Megjithëse do të rrijë vetëm disa orë, ai nuk ka hezituar të marrë me vete makinën e tij “Mercedes Benz Maybach”.
Kujtojmë se kjo makinë është e njëjta me të cilën Erdogan ka shëtitur kryeministrin Rama në Stamboll gjatë vizitës së këtij të fundit në Turqi.
Në korrik të vitit 2016, Rama u filmua pasagjer në ‘Maybach’-un që e drejtonte vetë Erdogan./albeu.com