Erdhi në Tiranë për të takuar vajzën me të cilën komunikonte në “Instagram”, në takim i doli i dashuri i saj, detaje nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso

Mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:35, 42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, u gjet me shenja dhune në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e djshme ku një 42-vjeçari nga Bilishti, u gjet i dhunuar në mes të rruges.

Sipas informacioneve, raportohet se 42-vjeçari ka komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e 34- vjeçarit dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me të.

42-vjeçari është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.


Shtuar 16.07.2024 13:29