Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është larguar nga salla e gjyqit gjatë seancës së sotme për inceneratorin e Fierit, pasi është ndjerë keq.
“Erdha për respekt të gjykatës dhe për të thënë dy fjalë”, mësohet se ka thënë Koka.
Ndërkohë, gjyqtarja Fjorela Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos për bashkimin e dosjeve gjatë seancës paraprake ditën e sotme.
Më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake.