Tragjedia me 4 viktima në Shkodër/ Erdgys Arrazit i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve

Drejtoria e burgjeve, i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, të marrë pjesë në ceremoninë e dy fëmijëve.

Ndërkohë, në ceremoninë mortore të vajzës 9-vjeçare, Erdgys Arrazi nuk u lejua të marrë pjesë.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, nën akuzën për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Alma Arrazit, u tërhoq nga familjarët e saj dhe varrimi do të bëhet në Durrës.