Vatra e zjarrit në fshatin Dukat, mbi Karaburun është riaktivizuar sërish.
Era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që të dalin jashtë kontrollit.
Në videon e Ora News mund të shihen flakët që kanë përfshirë sërish fshatin Dukat.
Ministria e Mbrojtjes më herët bëri me dije se helikopteri holandez po vijonte operacionin në zonën e Dukatit për vënien nën kontroll të flakëve në këto vatra zjarri.
Por mesa duket, as helikopteri holandez nuk ka mundur t’i vendosë flakët në kontroll.