Era e fortë shkul pemët në Vlorë, bllokohet një segment rrugor (VIDEO)

Moti i keq ka shkaktuar problemet e para në vend. Në Vlorë, jo vetëm është trazuar deti duke shkaktuar pezullim të lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, por gjithashtu era e fortë ka sjellë probleme edhe në pyllin e Sodës.

Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com shihen pemët e shkulura nga vendi.

Pritet që moti i keq do të vijojë sot dhe nesër. Nga pasditja e së shtunës moti do të përmirësohet dhe temperaturat.

Bllokohet një nga segmentet rrugore në pyllin e Sodës për shkak të rrëzimit të pemëve. Në zonë edhe forcat zjarrfikëse për zhbllokimin e rrugës./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 09:51