Eni Koçi ndan portretin e bukur familjar në ditëlindjen e parë të vajzës

Adea, e vogla e Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt feston sot 1-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë dyshja kanë organizuar një festë, nga ku Eni ka ndarë së fundmi disa fotografi të bukura të vajzës dhe një portret familjar.

Krahas këngëtarja ka bërë edhe një dedikim:

“Gëzuar ditëlindjen e parë Adea ime !

Si sot një vit më pare ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty rilinda dhe unë. Kuptova që njeriu paska fuqi të dojë dikë përtej çdo limiti. Kuptova që prioriteti im prej asaj dite e deri në fund të jetës do jesh vetëm ti.

Uroj të jem një shëmbull për ty dhe një udhëzuese sa më e mirë për të ardhmen tënde.

Mami dhe babi të duan më shumë se çdo gjë në botë dhe do jenë aty për ty në çdo hap, deri në frymën e fundit.
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime !”


Shtuar 14.10.2023 21:08