Ditën e sotme, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, u thirr në SPAK.
Në fjalën e tij për mediat, ai tha se u thirr për Inceneratorin e Tiranës, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.
“U thirrja për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Falemiderit!”, u shpreh ai.