Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka qëndruar në SPAK për të paktën një orë pasditen e sotme.
Sipas News 24, ai ka mbërritur në dyert e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të orarit zyrtar ku është takuar me prokurorin Dritan Prençi i cili ka nën hetim çështjen e Inceneratorëve të Tiranës.
“Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, ka deklaruar gazetarja Lala.