“Ëndrra e keqe”, merr fund arratia për 55-vjeçarin, i shpallur në kërkim që në 2014

Ka marrë fund arratia për një 55-vjeçar të shpallur në kërkim në që vitin 2014. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, u bë arrestimi i shtetasit Naim Maloku, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ëndrra e keqe” pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Kamëz, Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Ëndrra e keqe”, për goditjen e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni i nisur në vitin 2014, i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, kanë kapur dhe ndaluar, në lagjen “Argjinatura”, Kamëz, shtetasin Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.

/albeu.com


Shtuar 10.01.2023 10:02