Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO)

Këtë të enjte, Endrit Shabani, është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit dhe tensioneve.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare, duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani, u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit, përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së, për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

 


Shtuar 18.12.2025 10:54