Ëndërronte të bëhej futbollist, vdes 22-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga shkëmbi

Petrit Jashari, 22 vjeç humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të ndodhur mrëmjen e djeshme në Itali.

I riu shqiptar, për shkaqe ende nën hetim, ka dalë nga rruga me kamionin që drejtonte.

Jashari, banues në Magione, u hodh nga makina për të shpëtuar por ra 20 metra në shkëmbin përgjatë lumit Burano.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30.

Pavarësisht ndërhyrjen së menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nuk kishte asgjë për të bërë.

Nuk përjashtohet që shkaku i aksidentit të ketë qenë moti i keq, ku reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë vargun e Apenineve gjatë natës dhe deri në agim.

Sipas medieve italiane, i riu shqiptar ëndërronte që të bëhej futbollist dhe kishte luajtur në ekipin e të rinjve Gubbio./Albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 11:24