Ende pa nisur mandatin e tretë, Rama flet për dy fitore të tjera: Kryeministër edhe në vitin 2025 (VIDEO)

Kryeministri Rama po mban një mbledhje në Pallatin e Brigadave me grupin parlamentar të mandatit të dytë dhe deputetët fitues të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

I shprehur krenar për fitoren e zgjedhjeve të fundit parlamentare, kryeministri Rama deklaroi para socialistëve se duhet të bëhen gati për të paktën dhe dy fitore të tjera, zgjedhjet lokale të 2023 dhe parlamentare të vitit 2025, duke paralajmëruar kështu edhe një tjetër mandat si kryeministër.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nis puna për dy fitoret e radhës, zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare në vitin 2025. Mandati i tretë është një sfidë e madhe për të gjithë. Të gjithë duhet të kërkojmë brenda vetes tonë se çfarë nuk shkoi mirë, çfarë duhet të bënte më shumë.

Kjo që është sot këtu është skuadra drejtuese e vendit në katër vitet e ardhshme, kjo është skuadra që do t’i japër drejtim shumë punëve, do tu gjendet çdo shqiptari për të zgjidhur një hall apo një problem. Dhe si e tillë, duhet të jetë në lartësi. Kush nuk do të jetë në Kuvend, do të përfshihet në punët e partisë. /albeu.com/


Shtuar 27.08.2021 19:35