Enca shfaqet provokuese në fotografitë e reja pranë pishinës

Enca Haxhia ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një set të ri fotografish ku shfaqet pranë një pishine luksoze, me një pamje mahnitëse nga deti.

E veshur me një palë rroba sportive në ngjyrë të bardhë me detaje të kuqe dhe një dizajn me qershi, këngëtarja tregon format e saj trupore të bujshme, ndërsa pozon me vetëbesim.
Në fotografitë e publikuara, Enca shfaqet e relaksuar dhe në super formë, duke lënë shumë pak vend për imagjinate.


Flokët e saj të gjatë bien lirshëm mbi supe, ndërsa pozat pranë pishinës kanë ndezur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit.

Me këtë paraqitje verore dhe stil tërheqës, Enca jo vetëm që tërheq vëmendje për pamjen, por edhe për qëndrimin e saj gjithmonë të sigurt dhe të drejtpërdrejtë.

Ndërsa sezoni i nxehtë sapo ka filluar, duket se këngëtarja ka ndër mend ta dominojë rrjetin edhe këtë verë me prezencën dhe postimet e saj të guximshme.


Shtuar 23.06.2025 18:19

Tags: ,