EMRI/ Operacioni policor në Elbasan, mes të shoqëruarve edhe një biznesmen

Zbulohet emri i një prej të shoqëruarve nga Policia e Elbasanit në operacionin e befasishëm të zhvilluar sot në afërsi të fshatit Katund i Ri, zona e Metalurgjikut, pasditen e sotme.

Ai është biznesmeni Bujar Muça, 53 vjeç, banues në Elbasan, pronar i disa sipërmarrjeve të tjera. Ky i fundit është pronari i kompanisë ‘Delta Group’.

Muça është një emër i njohur edhe në faktorin politik lokal dhe qendror, pasi ka kandiduar në vitin 2017 si deputet për PDIU-në në zgjedhjet e përgjithshme ku fitoi mandatin, por më pas u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale.

Bashkë me sipërmarrësin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, ndërsa janë sekuestruar edhe armë zjarri.

Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale

Policia zhvilloi pasditen e sotme aksionin e madh për të cilin priten detaje dhe emra të tjerë, teksa arrestoi dy eksponentë të botës së krimit që mbanin armë të mbushura me fishek në fole dhe shoqëroi disa të tjerë.


Shtuar 13.10.2025 17:09