EMRI/ Vetëm 5 muaj! Jep dorëheqjen drejtori i Kadastrës së Sarandës, kush e zëvendëson

Drejtori i Kadastës së Sarandës, Andri Dhima ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Aida Demi, e cila tashmë do mbajë postin e drejtoreshës së Agjensisë Kombëtare të Kadastrës në Sarandë.

Dhima kishte vetëm pesë muaj që ishte emëruar në atë pozicion dhe ende nuk janë të qarta arsyet që e kanë çuar atë ne marrjen e këtij vendimi.

Ndërsa pasardhësja e tij, Aida Demi, prej 3 vjetësh ka mbajtur detyrën e drejtoreshë në Zyrën Juridike të Sarandës./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 16:39